Shendeti Mendor

Qysh je sot?

Ndonjëherë është okej mos me qenë okej.

Thirr në linjën “Mbështetu”

Konceptet

Rrugë të shkurtëra për të kuptuar më thellë shëndetin mendor — duke eksploruar emocionet, mendimet dhe mënyrat se si ato ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Këtu do të gjeni ide, shembuj dhe sqarime të thjeshta që ndihmojnë në ndërtimin e vetëdijes dhe mirëqenies emocionale. Një hap i vogël drejt një kuptimi më të madh të vetes dhe të tjerëve.

Aktivitetet

Zbulo mënyra të thjeshta dhe efektive për të përmirësuar mirëqenien tënde mendore dhe emocionale. Këtu do të gjesh ushtrime praktike, ide për relaksim, teknika për menaxhimin e stresit dhe mënyra për të ndërtuar zakone të shëndetshme që rrisin energjinë, qetësinë dhe fokusin. Çdo aktivitet është një ftesë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të jetuar me më shumë harmoni.

Bisedo me Ne

Bëj hapin e parë drejt ndihmës dhe mirëkuptimit. Bisedo me vullnetarët tanë të trajnuar që janë këtu për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të ofruar mbështetje pa paragjykim. Një bisedë e thjeshtë mund të bëjë diferencën — nuk je vetëm në këtë rrugëtim.

Çka është psikoedukimi?

Psikoedukimi u ofron të interesuarve informata për shëndetin mendor, për faktorët rrezikues dhe mbrojtës të shëndetit mendor.

Videot, që janë përgatitur në këtë faqe, synojnë t’ju informojnë për stresin, ankthin dhe mendimet brengosëse në përgjithësi dhe ato të ndërlidhura me pandeminë aktuale.

Videot, përpos informimit, japin propozime konkrete, se si mund t’i adresoni këto gjendje psikologjike.

Si funksionon kjo ueb faqe?

Ueb faqja është konceptuar në dhënien e informacionit rreth shëndetit mendor nëpërmjet seancave psikoedukuese që adresojnë një sërë problemesh psikologjike, si ankthin, stresin, depresionin, PTSD, problemet me vetëimazhin, çrregullimet e të ngrënit etj. Seancat janë video informuese dhe ndërgjegjësuese që sugjerojnë çka duhet dhe mund të bëni për këto gjendje psikologjike, me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor. Përpos videove edukuese ju ftojmë të informoheni edhe përmes webinarëve, ku profesionistët trajtojnë tema të rëndësishme të lidhura me mirëqenien psikologjike. Gjithashtu faqja ofron edhe shërbim të këshillimit përmes chat apo bisedës me vullnetarë që ofrojnë ndihmë të parë psikologjike.

Me rëndësi!

Seancat dhe këshillimi përmes chat nuk janë zëvendësim për trajtimin e zakonshëm psikologjik apo psikiatrik! Ato janë seanca psikoedukuese dhe informuese dhe shërbimi në chat shërben për ofrimine e ndihmës së parë psikologjike. Nëse keni shqetësime të theksuara, kërkoni ndihmë në shërbimet e shëndetit mendor në komunën apo qytetin më të afërt. Më poshtë janë të listuara institucionet publike, ku mund të kërkoni ndihmë:

Burime për të ndërtuar ekipe rezistente

Një mënyrë e thjeshtë për të mësuar, reflektuar dhe për t’u lidhur me të tjerët.

Përjeto mbështetje profesionale përmes seancave individuale apo në grup me psikologë të licencuar.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për kujdesin dhe mirëqenien tuaj mendore.
Bashkë, ndërtojmë një rrugëtim drejt mirëqenies mendore dhe jetës më të shëndetshme.

Pyetjet më të shpeshta

Nuk po gjen cfarë po kerkon?

Ne do dëshironim të bisedonim me ju.

A lidhen shënimet e mia personale me pyetësorët, që i plotësoj?

Plotësimi i pyetësorëve apo vlerësimeve në ueb faqe nuk lidhet në asnjë mënyrë me shënimet tuaja.

Ju mund t’ua rekomandoni të tjerëve, që ata të mund të përfitojnë nga ueb faqja.
Asnjë shënim personal i personave që marrin këshillim përmes chatit nuk kërkohen nga faqja aktuale. Po ashtu, asnjë nga bisedat e bëra nuk ruhen apo deponohen nga ana e mirëmbajtësve të faqes.
Të dhënat nga literatura dhe studimet e ndryshme, tregojnë, se ekziston një probabilitet, që zbatimi i rregullt i ushtrimeve të sugjeruara në këtë faqe, mund të shoqërohet me përmirësim të mirëqenies psikologjike.
Të gjithë, që janë mbi moshën 15 vjet, dhe kuptojnë gjuhën e përdorur në video.
Shumica e materialeve janë përgatitur nga studentët e vitit të parë, niveli master, programi “Psikologji Shkollore dhe Këshillimi” nën mbikqyrjen e stafit të Departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Asoc. Dr. Aliriza Arënliu dhe Dr. Natyra Agani – Destani. Videot janë prodhuar dhe ideuar në bazë të teskteve të përgatitura nga ekipi.
Kjo faqe është psiko-edukuese ofron informata për shëndetin mendor, për faktorët rrezikues dhe mbrojtës të shëndetit mendor. Videot, që janë përgatitur në këtë faqe, synojnë që t’ju informojnë për ankthin, stresin dhe mendimet brengosëse në përgjithësi dhe të ndërlidhura me pandeminë e fundit. Nëse keni problem, që ju pengojnë në funksionimin e përditshëm, kërkoni ndihmë profesionale.
Në pyetësorin e parë ne duam të kuptojmë profilin demografik të përdoruesve, gjendjen tuaj në lidhje me distresin psikologjik dhe mirëqenjen tuaj. Në pyetësorin e dytë pas përfundimit të bisedës duam të vlerësojmë shërbimin që e keni marrë. Të dyja këto informata neve na mundësojnë të përmirësojmë shërbimet e ofruara në këtë faqe. Po ashtu, nëse përdorni shifrën e njëjtë, neve na mundëson të përcjellim gjendjen e përdoruesve të shërbimit pa e ditur identitetin e tyre. Më përgjigjen “Po” në pyetjen e parë para bisedës, ju ofroni pëlqimin nëse pajtoheni apo jo që të dhënat tuaja anonime nga pyetësorët të përdoren për studim dhe përmirësim të shërbimeve të faqes ekzistuese.
Vullnetarët kanë shkathtësi themelore të këshillimit online dhe kanë parime të caktuara se çfarë shërbimi ofrojnë që kryesisht ka të bëjë me ndihmën e parë psikologjike. Vullnetarët kanë trajnim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina?
Faqja është zhvilluar nga stafi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina dhe përkrahur nga Komuna e Prizrenit. Shumica e ofruesve të shërbimeve janë vullnetarë të diplomuar nga psikologjia apo që janë në vitin e fundit të studimeve në psikologji. Shërbimi ekzistues nuk është zëvendësim i shërbimeve formale dhe të zakonshme të shëndetit mendor. Vullnetarët janë aty për të ofruar ndihmë të parë psikologjike dhe eventualisht për të referuar në burime të tjera ku personi mund të kërkojë ndihmë nëse konsiderohet e nevojshme. Shënimet për vullnetarë mbahen anonime dhe janë, por që janë të ditura për përgjegjësit e faqes. Vullnetarët janë të trajnuar për të ofruar ndihmë të parë psikologjike dhe mendohet se informatat e tyre personale nuk janë relevante në ofrimin e ndihmës së parë psikologjike.
Shendeti Mendor Shendeti Mendor Në zyrë
Ofruar nga një terapist i kualifikuar i
Vizita në zyrë i
Mesazhe në çdo kohë i
Sesione chat i
Sesione telefonike i
Sesione me video i
Planifikim i lehtë i
Fletë pune digjitale i
Sesione në grup i
Përputhje inteligjente me terapistë i
Ndërrim i lehtë i terapistit i
Qasje në terapi nga kudo i